KreuStil Jetese

Cfarë na mësoi Whitney Houston për modën!

Kur përmendet emri i Whitney Houston, gjëja e parë që te shkon ndërmend patjetër është vokali i saj i mrekullueshëm. Megjithatë pjesë e karrierës së saj të jashtëzakonshme, është edhe stili. Ylli i madh arriti t`i pushtojë zemrat e të gjithëve me talentin e pamasë, por edhe veshjeve që binin në sy. Cfarë na mëson stili i saj?

Whitney e preferonte klasiken; shpeshherë shihej me xhaketa, bluza, triko e një palë xhinse të thjeshta, një kombinim perfekt për cdo kohë.

Rrobat e të njëjtës nuancë- krijojnë një ndjesi elegance dhe thjeshtësie, e mund të shoqerohen dhe me aksesorë të pazakontë, apo dhe kapele

Këngëtarja megjithatë nuk ngurronte edhe me kombinimet e guximshme të dy pjesëve krejtësisht të ndryshme.

Nxirrte në pah shpatullën – kjo ia shton pamjes joshjen

Thjeshtësia është sensualitet- Whitney e dinte që një fustan i thjeshtë mund të jetë tmerrësisht sensual nëse të nxjerr në pah siluetën

Megjithatë, mos ki frikë të rrezikosh, sidomos kur vjen fjala tek aksesorët, qofshin ata edhe të rëndë