Prezantimi i koleksionit Chanel Cruise 2021 në Capri, ishte spektakolar: 51 veshje u treguan në një ambjent virtual të Virginie Viard, që frymëzimin e merr nga Riviera Italiane. “ Na u desh të përshtatemi me situatën, ndaj ky koleksion evoluoi rreth një udhëtimi në Mesdhe, nëpër ishuj, mes pemëve të eukaliptit, ngjyrave rozë dhe luleve prej letre, “ shpjegoi Virginie. Koleksioni duhet të prezantohej për të parën herë prej vitesh jashtë Parisit. Nisur nga look-u legjendar I aktoreve të viteve 60`, si Jeanne Moreau, Sophia Loren e Dorothy Dandridge, Viard krijoi veshjet më të bukura të pushimeve, që zgjojnë nostalgjinë për plazhin dhe detin. E gjithë kjo e berë me shumë shije, me elegancë dhe finesë. Pantallona të shkurtra, të tjera trecerekëshe, fustane pas trupit e disa të derdhur, por edhe kostume të lehta në ngjyrë rozë të ndezur, ky ishte vërtet një koleksion për të mos u humbur!




Horoskopi ditor, e shtunë 6 Qershor 2020


Kafja, ngjyra e preferuar e sezonit!












Si kujdesej për lëkurën Jackie Kennedy në 1963!

