Me ngjyra, me rripa, me ornamente, elegante, me super platforme ose të sheshta, sandalet dhe këpucët verore të këtij sezoni, janë një kënaqësi për syrin! Victoria Beckham e ka thënë gjithmonë se pa këpucë me taka, nuk përqëndrohet dot. Për Anna Dello Russo, sa më e trishuar të jesh, aq më të larta duhet t`I mbash takat. Sarah Jessica Parker, thotë se ka kaq shumë këpucë të bukura, sa të vjen keq që ke vetëm dy këmbë. Cdo grua ka stilin e saj personal në zgjedhjen e këpucëve, aksesori më i dashur i universit femëror. Kur shikon në vitrinë ndonjë palë që i pëlqen, impulsi i parë është t`i marrë. Dhe për t`i bërë më të lumtura, ja disa nga sandalet, shapkat dhe këpucët verore më “in” të këtij sezoni:











Stil Jetese
Si kujdesej për lëkurën Jackie Kennedy në 1963!





Stil Jetese
Xhinsi i kësaj vere, qenka ai i bardhi!



