KreuStil Jetese

Trendi i verës: syzet e diellit këtë vit mbahen stil “aviator”!

Se cili do të jetë trendi i syzeve këtë verë, përgjigjen më të mirë për këtë e japin fotot e Javës së Modës. Syzet e diellit aty janë në stil “aviator”, dhe ato ia detyrojmë pilotit amerikan John Macready, i cili i solli ato në vëmendjen e publikut. Këto syze i kanë “pushtuar” prej kohësh yjet e Hollivudit; aktorë e figura të rëndësishme “ linin mendjen” pas tyre në vitet 1970. Tani, rikthehen me forcë si një prej objekteve “must” në garderobën tuaj të verës. Jennifer Lopez dhe Sarah Jessica Parker e adhurojnë këtë tip syzesh, dhe ne nuk kemi aspak ndërmend t`i kundërshtojmë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF