Animal print është konfirmuar si një nga tendencat e domosdoshme për verë 2020 kështu që ‘leopardi’ në veshje nuk do të na braktisë as këtë sezon.
Do t’i shohim kudo, në veshje, këpucë, aksesorë, bizhuteri pasi duket se animal print do të qëndrojë triumfator për gjatë gjithë sezonit.
Por, dihet se këtë print e ndan një fije fare e hollë nga vulgariteti, ndaj një truk që do t’ju bënte të kthenit koka dhe të dukeni mrekullisht bukur me printet e botë së egër, është që ta kombinoni me ngjyrat klasike; të zezë dhe të bardhë.



















