KreuFashion

Probleme me martesën gjatë karantinës? Përgjigjet Tolgahan!

Paskan qarkulluar fjalë se martesa e Almeda Abazit me Tolgahan Sayisman kaloi disa momente të vështira gjatë karantinës, e për këtë gazetarët dhe e pyeten aktorin e famshëm, pasi e ruajtën kur po dilte nga një salon për meshkuj.

Tolga iu përgjigj qartë: në ato raporte, nuk ka asgjë të vërtetë!

“Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pas ardhjes së Efehan, nuk e kam kuptuar si ka kaluar koha. Madje, këta dy muaj e gjysmë kanë kaluar shumë shpejt për mua”, tha ai.

Shpjegimin e vet nuk e la me kaq, por sqaroi gjithashtu se tani që kanë nisur të zbuten masat e izolimit edhe ata kanë filluar të dalin, por po tregohen të kujdesshëm të ruajnë distancën sociale. “ Kam dalë shumë rrallë”, shtoi ai.  Më herët, cifti ishte lavdëruar për gjestin e bmirësisë, pasikk në kohën e karantinës, kur shumë njerëz patën edhe problem ekoknomike, vendosi të mos I marrë qiranë qiramarrësve të vet deri gjendja të rikthehet në normalitet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF