Gjithçka duket se i ri mirë Dua Lipës! E shohim zakonisht me crop tops të ilustruara dhe xhinse, por ajo se ka problem të krijojë vetë look-un e saj “për shtëpi” dhe përsëri të duket super.
Dua shfaqet pas karantinës me një fresh look: flokët ngjyrë të kuqe vibrante dhe një hoodie oversize të stiluar vetë. Mesa duket dhe Dua është bërë pjesë e trendit Tie-DIY, i cili konsiston në ngjyrosjen e bluzave në kushte shtëpie, në një mënyrë krejt origjinale dhe efektive për të arritur një look ndryshe.
Dua dhe i dashuri i saj Anwar Hadid shihen të veshin shpesh rrobat e njëri-tjetrit. Dyshja është parë edhe në këtë rast duke veshur të njëjtën DIY Hoodie.
Tashmë, me bindje themi se Tie- DIY është bërë virale!