Aksesorët janë një pjesë e rëndësishme e look-ut dhe në shumë rastë janë ato që e bëjnë një veshje të duket e paraqitshme. Personalisht, duke qënë se dua ta ndryshoj sa më shpesh garderobën dhe kam dëshirë që paraqitja ime të duket sa më origjinale, mbështetem te aksesorët, si psh shallet, si një mënyrë argëtuese (dhe ekonomike) për të ndihmuar të shtuar diçka extra te veshjet e mia.
Tani, me rishfaqjen e tendencave të shallit retro nga vitet ’90 (kujtojmë Christina Aguilera dhe Beyoncé shpesh lidhnin më to me flokët e tyre), duket sikur shallet kanë bërë një rikthim të fuqishëm.
Këtu, 3 redaktorët e Vogue stilojnë të njëjtën shall në 3 mënyra, duke ju dhënë një look sa më origjinal dhe veror.
“Mock Neck”
Eshtë shumë e thjeshtë dhe stylish! Palos shallin në gjysëm në formën e një trekëndëshi dhe vazhdo ta rregullosh formën derisa të marrë formën e një shiriti prej 4-5 cm. Lidhim shallin e palosur rreth qafës dhe fshehim çdo pjesë extra të shallit brenda bluzës.
“The Belt”
Verën e kaluar fillova të vishja shallin tim të preferuar si një rrip duke shoqëruar shumicën e fustaneve të mia vintagë. E njejta gjë vlen edhe për këtë fustan ( është aksesori perfekt për të shoqëruar një fustan të thjeshtë të bardhë).
Palosim shallin në gjysëm (në formë trekëndëshi) dhe e lidhim te beli duke sistemuar pjesën trekëndësh të shallit të jetë e dukshmë nga përpara.
“Tri Fold”
Ky stil është i thjeshtë: palosim sërish shallin në formë trekëndësh dhe e lidhim përreth kokës, me pjesën e trekëndëshit përpara dhe lidhim nyjet në pjesën e prapme të kokës.
Përshtatur nga VOGUE