I shkurtër, i gjatë, ngjitur pas trupit, apo i gjerë; nëse fustani juaj është prej cope xhinsi, atëherë jeni në modë.
Veshjet dhe kryesisht fustanet xhins duket se do të mbretërojnë në dollap këtë verë, pavarësisht nga stilit tuaj.
Ka nga ata që përqendrohen në ‘fruda’ romantike si filozofia e Lorenzo Serafini apo Zara; ka nga ata që frymëzohen nga të brendshme femrash si Dolce & Gabbana,apo edhe ata që duan që gruaja e Verë 2020 të jetë një princeshë edhe në xhins, duke ofruar linja klasike me funde të ndezura elegante si Adam Lippes dhe ARoss Girl x Soler.