KreuFashion

VOGUE thyen tabutë; në kopertinë jo më një personazh i njohur!

 

Hiquni mënjanë të famshëm, e të njohur, sepse ky numër i prestigjozes VOGUE nuk ka vend për ju.

Nëse jeni nga ata që i ndiqni dhe i lexoni revistat e modës, mos u çudisni aspa kur kësaj here në ballinën e biblës së modës të gjeni një personazh që as e njihni dhe as nuk e keni parë diku.

Kësaj here drejtuesit e British Vogue kanë ndërruar krejtësisht strategji duke ja rezervuar kopertinën heronjve të vijës së parë në luftën kundër Covid-19. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mjekë e infermierë, por për këdo që shërbyen gjatë pandemisë nga e cila Britania është një ndër shtetet më të prekura.

Narguis Horsford, një shofer treni 25-vjeç, u zgjodh të përfaqësojë miliona punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohëm Anisa Omar, 21-vjeç, asistente në supermarket u bë gjithashtu pjesë e heronjve të kopertinës së “Vogue”. Në kopertinë ishin po ashtu edhe mami e infermiere.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF