Mama të dashura, a jeni gati për ditën e madhe të vajzës tuaj?! Mund të themi që dasma e vajzës është pak a shumë njësoj si e juaja, me ndryshimin e vetëm se ju jeni personi i dytë, pas nuses që do të jeni në qendër të vëmendjes.
Pasi të shohin nusen, sytë e ftuarve do të përqendrohen më pas të gjithë tek nëna e nuses. Në fakt, e dimë është presion i madh, por me siguri ju do ta kaloni si një zonjë e fisshme dhe e veshur bukur këtë ‘premierë’, le të themi pak të sikletshme…
Për të qenë një yll, që shndrrit vetëm pak më pak se nusja, në dasmën e vajzës tuaj duhet të keni parasysh të vishni një stil që ju bën ndiheni e sigurt, një veshje me anë të së cilës, do të krijoni efektin ‘wow’.
Nuk është aspak e nevojshme t’ju themi ne, por na lini t’ju kujtojmë se nuk është apsak momenti që në ditën e madhe të fëmijës tuaj, të bëni eksperimente, duke provuar veshje që nuk janë në tipin dhe stilin tuaj. Sa u përket ngjyrave ka disa nuanca që nuk sugjerohen të vishen nga nëna e nusen dhe ato janë; e bardha, e zeza, rozë e lehtë dhe blu e errët (vetëm nëse këtë të fundit do të dini ta kombinoni me aksesorë që e thyejnë zymtësinë e ngjyrës).
Që të mos ju lodhim më shumë, më poshtë do të gjeni disa modele fustanesh, kostumesh, kombinimesh me të cilat ju sigurojmë se do të shkëlqeni.
Vajza juaj do të jetë një yll atë mbrëmje, por jo më pak ju, sepse në fund të fundit ‘dardha mbi dardhë’ apo jo?!