KreuFashion

Doni të dukeni më e gjatë?! Zara ka fustanin perfekt!

Zara ka vendosur të na vijë në ndihmë këtë verë (sidmos grave dhe vajzave që do të donin të duket pak më të gjata).

Një fustan i kuq, i gjatë me një prerje të atillë që zgjat siluetën (ose krijon një iluzion optik), të personit që e ka veshur, duket do të jetë blerja më e zgjuar e kësaj vere, që sugjeron brandi spanjoll.

Prerja asimetrike, ku beli zgjatet deri lart në pjesën e gjoksit, është truku që dizenjatorët e Zara kanë përdorur për këtë veshje për t’u dukur më të holla e më të gjata.

Mënyrën se kur apo si doni ta vishni e zgjidhni vetë, por ajo çfarë është e sigurt është se efektin ‘zgjatje’ ky fustan do ta ketë, kurdo dhe sido ta vishni.

Fustane të ngjashme:

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF