Një gamë e gjerë modele pantallonash do të zenë vend në veshjet e grave dhe vajzave këtë verë, pasi stilistët këtë sezon kanë shfrenuar fantazitë duke sugjeruar, modele, printe, prerje, apo material nga më të ndryshmet që do të jenë pjesë e garderobës tonë.
Beli i lartë, lëkura, vijat mashkullore, pantallonat me xhepa të mëdha, apo theksimi i zinxhirëve janë disa prej elementëve që duhet të kemi parasysh kur duam të zgjedhim pantallonat e kësaj vere.



















