
Çfarë bëni gjatë pushimeve? Vetëm plazh! Jo, provoni edhe disa trajtime estetike për një pamje rrezatuese.
Dashi
Si shenjë e parë e zodiakut, Dashi nuk ka frikë nga sfidat, madje shumica kanë sukses në situata të reja, duke preferuar të thyejnë rutinën. Ju keni pak durim dhe pëlqeni rezultate të shpejta dhe pa u lodhur shumë. Ndaj provoni maskat e fytyrës, sepse kanë efekt të shpejtë dhe do të shikoni shumë rezultate, sidomos për pikat e kafenjta dhe ato të zeza. Gjatë Verës ngadalësoni ritmin tuaj dhe realizoni disa detyra të vogla estetike, të cilat gjithmonë i vendosni në planin e dytë. Mos harroni, flini më shumë gjumë se zakonisht dhe shkoni në shtrat herët. Është e rëndësishme të relaksoheni dhe të rehidratoheni.
Demi
Si një shenjë e tokës, nuk ka asgjë që Demi vlerëson më shumë se hapësira personale. Ndërsa të gjithë të tjerët presin me padurim të kalojnë fundjavat e tyre me shoqërinë, ju prisni që të shkoni në dhomën tuaj dhe t’i kushtoni kohë vetes. Në fund të fundit, nuk ka asgjë që Demi vlerëson më shumë sesa rehatia dhe të ndjehen mirë me veten. Kjo sepse Venusi, është planeti i bukurisë, financave dhe dashurisë dhe do të jetë gjithmonë në formë. Dhe asgjë nuk e përfaqëson më mirë këtë dëshirë për një jetë luksoze sesa një maske totale për pjesën e fytyrës, ose ndizni një qiri dhe bëni një dush qetësues, sepse e meritoni.
Binjakët
Binjakët kanë një reputacion të keq si njerëz që shfaqen me dy fytyra. Jo vetëm që nuk është e vërtetë, por ju jeni në të vërtetë një nga shenjat më të shumë anëshme! Kjo ju bën të jeni të kujdesshëm: mendoni edhe çfarë duhet të hani për darkë! Binjakët janë gjithmonë të gatshëm të provojnë diçka të re, ndaj sugjerimi i duhur është kujdesi për lëkurën, duke e pastruar atë dyfish përmes një skrabi. Gjatë muajve të nxehtë përqendrohuni për ekuilibër dhe barazi. Edhe pse jeni të dhënë pas aventurave dhe ecjeve të gjata, mos harroni të kujdeseni për veten, ndaj gjeni balancën mes të pushuarit dhe aktivitetit fizik.
Gaforrja
E dashur gaforre, ju mund të jeni nga jashtë të ashpër, por nuk ka njeri më të ëmbël se ju! Shpesh shfaqeni të mbyllura në vetvete dhe të largëta. Ajo guaskë e fortë e jashtme që ju mbron nga bota është sekreti mbrojtës për pjesën e acaruar të lëkurës, ndaj ju kujdeseni për të me fanatizëm. Por nga ana tjetër, mos harro: ushqejë edhe shpirtin. Empatike dhe të kujdesshme, gaforret janë ‘mami-shoqe’ e grupit. Por erdhi koha të angazhoheni dhe të luani me rregullat e dikujt tjetër. Merrni iniciativa të reja, shkoni për trajtime SPA dhe zbuloni se keni nevojë të qetësoheni vetë, para se të mendoni për të tjerët.
Luani
Nuk ka asgjë që e gëzon një Luan sesa vëmendja! Por ama është e rëndësishme që ju të dini se si të përgatiteni për qendrën e vëmendjes. Ju jeni të kujdesshëm edhe për kremin tuaj të diellit, sepse besoni se pamja juaj është ajo që i tërheq të tjerët tek ju, ndaj kujdeseni maksimalisht që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve tuaja. Ju sundoheni nga Dielli, i cili ruan stabilitetin tuaj, por këto muaj të nxehtë zgjidhni të jeni më shumë në lëvizje sesa të qëndroni ulur, por mos harroni të merrni kudo më vete kremin e diellit! Fakti që jeni tejet sportiv, nuk do të thotë që nuk mund të rrezikoni ndonjë kilogramë mbi peshë.
Virgjëresha
Virgjëresha e dashur, gjithmonë perfeksioniste. Kokëfortë, por të ëmbël, ndaj ata që ju njohin më së miri e dinë që ju kritikoni sepse ju intereson. Në fakt, nëse kritika do të ishte një gjuhë dashurie, do të ishte e juaja. Por sugjerojmë të përdorni eksfoliator në rutinën tuaj të bukurisë, sepse në fund të fundit kjo mund të sjellë një lëkurë të butë dhe tepër të ndjeshme, sepse pikërisht ajo mbetet edhe pika juaj më e fortë. Këto muaj planifikoni disa seanca trajtimesh estetike të profesionalizuara, në vend që t’u besoni duarve tuaj, sepse ka ardhur momenti që të tregoni se jo të gjitha mrekullitë mund të realizohen në shtëpi.
Peshorja
Peshorja, megjithëse një shenjë ajri, vlerësohet sidomos për ekuilibrin dhe stabilitetin. Ju nuk mund të dilni dot nga natyra juaj për t’i bërë të gjithë të lumtur. Edhe pse disa mund t’ju akuzojnë se nuk jeni i vërtetë, ne e dimë që ju thjesht keni një zemër të madhe. Ashtu si esencat dhe aromat, të cilat janë zemra e rutinës për kujdesin e lëkurës tuaj, ju ftojmë t’ju kushtoni rëndësi të veçantë. Përdorni esencat vajore, sepse ato kanë efekt gati magjik. Aromaterapia ka për qëllim influencimin në fiziologjinë dhe psikologjinë e njeriut, por ashtu planifikoni një udhëtim në natyrë ose shkoni disa ditë në plazh për të qetësuar mendjen.
Akrepi
Edhe pse Akrepi mund të jetë një shenjë uji, ata kanë një natyrë të zjarrtë. Plot pasion dhe me shumë intuitë, ata kanë një mënyrë unike për të kthyer gjithmonë çdo gjë në favor të tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për rutinën e bukurisë. Si një serum, ata janë të gatshëm për “lojën” e gjatë, duke planifikuar muaj, madje ndonjëherë edhe vite me radhë për të marrë idealen për lëkurën e tyre. Ndaj mos kurseni trajtimet përmes serumeve profesionale, sado që të kushtojnë, sepse do të mahniteni nga efektet e shpejta. Ju keni një tendencë për të parë çdo gjë në aspektin negativ, por tani vendosni të mendoni me pozitivitet.
Shigjetari
Kush është gati për një aventurë? Shigjetarët janë gjithmonë. Një “endacak” i vazhdueshëm dhe i etur për dije. Jeni gjithmonë në lëvizje, ndaj mos ndaloni udhëtimet dhe lëvizjet, duhet që ato të jenë patjetër pjesë e rutinës tuaj. Uji i përzier ka efekt mjaft domethënës, ndaj mbajeni atë si pjesë të trajtimeve tuaja. Fakti që jeni shpesh në lëvizje, nuk duhet t’ju shpërqendrojë, ndaj mos harroni trajtimet e shëndetshme për lëkurën, sidomos ato me bazë bimore apo receta që i keni trashëguar nga gjyshja. Kujdes: Mos harroni të aplikoni kremin hidratues të ditës dhe më pas kremin me mbrojtje kundër diellit, sa herë dilni nga shtëpia.
Bricjapi
Bricjapi i zellshëm, aq sa asnjë nuk e kupton sesa energjik dhe i palodhur është! Ata janë të tërhequr nga pasuria dhe suksesi. Për këtë sezon është e përshtatshme që ju të jeni më të kujdesshëm duke përdorur në mënyrë të vazhdueshme kremin e syve. Edhe pse ai me siguri është pjesë e rutinës tuaj për t’ju ndihmuar me rrathët e errëta poshtë syve, në Verë duhet akoma më shumë kujdes. Aplikojeni në mëngjes dhe në darkë dhe masazhojeni atë vazhdimisht për të parë një efekt sa më të shpejtë. Nga ana tjetër ne ju sugjerojmë që për shkak të impenjimeve të shumta të fokusoheni edhe tek meditimi.
Ujori
Oh Ujor, koka jote është gjithnjë lart në re! Si shenja e fundit e ajrit në zodiak, ju përfaqësoni mendimin e lirë, ekcentricitetin dhe moskonformizmin. Ata që nuk ju njohin ju kanë akuzuar gjithmonë se ëndërroni më shumë sesa të bëni. Por ne e dimë mirë, shpirtrat e Ujorit janë vizionarë dhe nuk ka asgjë që i ndal ata kur duan diçka. Tani merrni pak kohë për t’ju dedikuar vetes tuaj. Kthejeni vëmendjen tek aspekti estetik, por edhe emotiv, pasi do të shihni ndryshime radikale. Një nga mënyrat më efektive për të krijuar një ndjenjë qetësie dhe lumturie në jetën tuaj është që para gjumit të bëni një dush të gjatë.
Peshqit
Peshqit e ëmbël, si shenja e fundit e zodiakut ju thithni tiparet dhe karakteristikat e të gjitha shenjave të tjera. Ju keni një përqasje natyrore, e cila lidhet me energjinë që përcjell universi, ashtu si një maskë balte. Ndaj edhe rekomandimi i duhur janë ato; fuqia dhe çudibërja e maskave me bazë baltën dhe algat, të cilat arrijnë t’i japin lëkurës balancën dhe elasticitetin e duhur. Mos harroni të kontrolloni mjedisin përreth jush, sepse të jetuarit me natyrën dhe në zemër të saj, për ju është një filozofi. Provoni edhe maska aromatike dhe freskuese me bazë frutat dhe perimet, pasi ato kanë efekt të dukshëm mbi lëkurë.



















