KreuStil Jetese

Irina Shayk na tregoi si t`i bësh kokat të kthehen edhe me një veshje fare të thjeshtë!

Një fustan të shkurtër të puthitur pas trupit dhe një palë kambale; mund të duket një veshje mjaft e thjeshtë dhe sportive, por Irina Shayk i bëri të gjithë të kthenin kokën pas saj! Me flokët e lëshuar natyrshëm e një make-up të lehtë, ajo u kthye në një “bombë” të vërtetë prej fustanit të bukur sportiv ngjyrë blu kobalt, i cili padyshim nxirrte në pah linjat prej vajze kopertinash të revistave të modës!

Look-un e saj, modelja e kishte kompletuar me një palë vëthë të rrumbullakët, një zinxhir delikat në qafë, syze të vogla të errëta dhe një cantë-mini! Gjithcka me masë, kaq thjeshtë dhe kaq këndshëm!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF