Teksa Dua Lipa shijon lidhjen me Anwar Hadid dhe famën në rrafshin profesional që e ka bërë një emër të njohur në mbarë botën, familja e saj po shijon nga ana e vet disa ditë pushimi në Shqipëri, e pikërisht në Porto Palermo! Ka qenë babai simpatik i këngëtares, Dukagjin Lipa ai që ka postuar në Instagram fotot te cilat e tregojnë duke iu kënaqur bukurive të detit Jon.
Porto Palermo ⛵️?? #visitalbania
Gjiri i Porto Palermos konsiderohet dhe si një ndër më të bukurit e zonës. Po nga profili i Dukagjinit zbuluam se kanë qenë edhe në Ksamil, një tjetër pjesë e mrekullueshme e jugut tonë!
Dua vetë së fundi e ka marrë shumë vëmendjen e mediave të huaja, jo vetëm për sukseset e njëpasnjëshme, por edhe formën e admirueshme fizike, për të cilën shkroi një ditë më parë dhe Daily Mail. Tabloidi britanik e lavdëroi shumë daljen e fundit në publik të këngëtares shqiptare, që është zhvendosur në Kaliforni për të qenë më afër të dashurit.






Aksesori që do ta shihni kudo këtë vjeshtë!





8 hile për t`u dukur perfekte cdo ditë!


10 makinat më të shpejta në botë


Horoskopi – Rutina e Verës




Mirjami sfidon dallgët!
