KreuStil Jetese

Kate Moss dhe vajza e saj adoleshente, në plazh njëra më e bukur se tjetra!

Kate Moss mbetet (përkrah Naomi Campbell), njëra prej modeleve më të suksesshme britanike të të gjitha kohërave, por duket se ka shanse të mëdha që e bija ta “rrëzojë nga froni” i më të bukurës, thonë mediat e huaja. Kate dhe e bija adoleshente u fotografuan nga paparacët në plazhet e Ibiza-s, ku kanë befasuar me siluetat e tyre.

Lila Grace, që këtë vjeshtë mbush 18 vjec ka nisur tashmë një karrierë në modeling dhe duket se është në rrugë të mbarë, ndonëse ka ende rrugë përpara për të bërë që të arrijë emrin e të ëmës. E veshur me një kostum banje ngjyrë rozë, Lila mund të merrej pa frikë për një ëngjëll të  Victoria’s Secret.

Te dyja ato janë shoqëruar në këtë rrugëtim nga i dashuri aktual i Kate, fotografi Nikolai von Bismarck, i cili është 13 vjet më i ri se modelja angleze.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF