Sekreti i algave
Nga Patagonia argjentinase deri në brigjet e egra të Skocisë, algat janë përbërësi më i çmuar detar për kremra, skrab apo maska detoks. Qofshin nga ujëra detare apo të ëmbla, algat janë dekretuar prej kohësh si një përbërës bazë për produktet kozmetike më efektive. Algat kanë veti çudibërëse: janë të pasura me minerale dhe vitamina që përputhen me lëkurën, ndaj kjo është arsyeja pse ato kanë efekte magjike. Bordo ju sjell disa produkte me bazë algat, të cilat do t’ju mahnitin me ndikimin e tyre mbi lëkurë.
Voya
Kjo formulë vjen nga një traditë e lashtë 300 vjeçare. Algat mblidhen në brigjet e Irlandës dhe më pas përdoren në kozmetikë, qoftë për maskat detoks dhe serume hidratuese për fytyrën.
Isha
Emri në gjuhën skoceze do të thotë ujë. Kjo linjë prodhohet në Ishullin Lewis, me alga të marra direkt nga bota e egër, ku më e famshmja është kremi anti-oksidues i cili mbron dhe riparon lëkurën.
Osea
Baza e tij janë algat e nxjerra nga ujërat e akullta të Patagonias, me të cilat prodhohen kremra hidratuese dhe anti-rrudhë, por spikat serumi i Detit Hyaluronic dhe vaji i trupit Undria.
Haeckels
Flakonët e vegjël të markës Haeckels me alga japoneze janë të famshme për efektet magjike, sidomos Alga Pump + B3 me përbërës aktivë që rigjenerojnë menjëherë lëkurën.
Samudra
Emri Samudra do të thotë oqean në Sanskrisht. Algat janë një formulë unike me anë të së cilave prodhohen nga sapunët deri tek maskat, kremrat për fytyrën dhe skrabi për trupin.
Blue Lagoon
Laguna blu është një nga atraksionet në Islandë. Pishina me ujë deti të ngrohtë gjeotermale është e pasur me minerale dhe alga me ngjyrë blu të cilat kanë efekte të rralla kundër plakjes.
One Ocean
Algat e Atlantikut riprodhohen në laborator duke krijuar përbërës aktivë të cilët duke u bashkuar në kremra kanë veti qetësuese dhe anti-skuqje të lëkurës.
________
Botuar ne Revisten Bordo
Gusht-Shtator


Anila Bashllari: Lumturia është gjendje mentale!

Eau de toilette apo Eau de parfum?

Bota e Genc Salihut!

Marina në botën e ëmbëlsirave!

Rubini, sharmi i kuqes!

Bordo IN; glamour dhe stil!

Në qiellin e Xhonatan Islamit!

Luxury Holidays at Morina Palace!

Ngjyra e stinës, NEON!

Përzierje stilesh… French Style!

Në plazh si vitet ’60-të!


Watches & Wonders !

Netë tropikale , tendenca sipas BORDO!


Ylber mbi flokë, tendencat e verës!


