Ngjyra e flokëve ndjek gjithmonë tendencat e outfit-it tonë në çdo sezon, duke i dhënë stilit një fuqi akoma më të madhe. Këtë stinë do të përballeni me ngjyra të guximshme, thuajse të çmendura, nga roza e fortë e kombinuar me tonalitete bjonde, deri tek ato klasike, si kafja deri tek nuancat kakao, e kuqja e zjarrit, apo e zeza e theksuar, duke u kthyer në një frymëzim për shumë ndjekës të modës. Le të zbulojmë disa nga trendet më IN.
Blu & rozë
Një stil paksa dramatik, për ato që duan të guxojnë, madje edhe duke i prerë fare shkurt flokët.
Fije të kuqe
Kombinimi i fijeve të kuqe vlen për ata që duan një ngjyrë që do të nxjerrë në pah pamjen e tyre.
Opal
Hijet perlë me shumë shkëlqim, një harmoni e përsosur mes bjondes me tonet e freskëta gri.
Pjeshkë metalike
Pikat e tyre kryesore janë kombinimi i ngjyrës pjeshkë me onde me efekt trëndafili të artë.
Efekt bakri
Një ngjyrë e artë bakri, e cila vlen sidomos për bjondet që duan të shkojnë drejt të kafenjtës.
Bjonde e artë
Nëse nuk jeni gati drejt platinit, një bjonde e artë me kaçurrela ju dhuron një pamje drithëruese.
Kakao
Nëse doni të eksperimentoni, kjo prerje me shkallëzime është ideale për nuancat prej kakaoje.





Recetat e Nertila Kokës!


Manual stili mbi dy rrota ( dje dhe sot)!!!




Jeta në Foto… …Elvira Diamanti!






Një histori suksesi nga Orgesa! #cohlslover


