E adhuruar nga adoleshentët e fundit të mijëvjecarit, e pëlqyer dhe nga ata të 2020-tës. Për Winona Ryder, vitet kalojnë, por stili mbetet. Vitin e ardhshëm ajo mbush 50 vjec, por vazhdon të mbetet po ajo “vajza numër 1”. E fiksuar pas stilit goth-grunge, ajo nuk ka zhgënjyer asnjëherë në tapetin e kuq. Mbetet gjithmonë trendy, qoftë me xhinse apo me fustan. Nuk është rastësi që e kanë mbiquajtur Audrey Hepburn e viteve 1990!
Winona pati një episod të pakëndshëm shume kohë më parë, që e bëri të përfundonte në faqet e para të gazetave rozë, jo për pamjen apo aftësitë aktoriale, por atë që u cilësua si “kleptomani”! Në fakt, u kap duke i prerë etiketat rrobave që t`i merrte fshehurazi në një qendër tregtare në Beverly Hills, përfshirë këtu një triko Marc Jacobs 5000 dollarëshe!. “ Epo mund ta ketë pak dorën e gjatë, por shijet i ka të padisktueshme” shkruante atehere Washington Post!



Një histori suksesi nga Orgesa! #cohlslover




Xixa dhe temina: kur “shkëlqejnë mbretëroret”!!


Zbuloni trendet e verës në Bordo TREND!



Horoskopi ditor, e hënë 20 korrik 2020


Aksesorët “gjigandë”, trendi i verës!

Fustani perfekt për një baby shower!




