Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 doktoreshë Najada Çomo dhe kolegët e saj ndodhen në frontin e parë të luftës me virusin misterioz që po mer mijëra jetë njerësh anekënd botës.
Teksa doktoreshë Najada ndodhet çdo ditë pranë të sëmurëve, të cilët shohin tek ajo shpresën e shërimit, prej katër muajsh në famljen e dokroreshë Çomos mungon një përqafim. E bija Greis nëpërmjet nje statusi në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit përjetimin e pandemisë në familjen e shefes së Infektivit ku prej 4 muajsh aty mungon një përqafim.
Statusi i Greis Çomo
Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…
Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…
Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…
Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…
Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…
Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.
Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.





John Galliano, djali i keq i modës!




Lejlaja, ngjyra e verës 2020!


Zhdukni dhjamin e barkut me këto 3 hapa!


T-shirti i bardhë, ja si ta bëjmë ultra-shik!





Xhinset e shkurtra më “yll” të sezonit!

