Me rritjen e rasteve të reja me Covid-19 dhe humbjen e jetëve, sipas mjekut Pëllumb Pipero tani është koha që maskat të jenë detyrueshme. Siç e ka theksuar edhe më herët për rëndêsinë e vendosjes së maskës në vende me shumë njerëz, i ftuar në “Zonë e lirë” Pipero u shpreh se është koha që maskat të detyrohen edhe me ligj.
“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjor mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyruar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të bëhet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim. Nëse maska sot bëhet me detyrim dhe nesër përdoret, numrat e personave të prekur do të bjenë, do të pjestohen me 4”, u shpreh Pipero.
Kujtojmë bilancet ditore rreth koronavirus në vend prej disa javësh kanë qenë shqetësuese. Kujtojmë që dje u regjistruan 90 infektime të reja dhe për të disatën ditë radhazi 3 pacientë humbēn jetën.

Melania Trump me çantën më të shtrenjtë në botë!


Stili ideal i verës: Këmisha-fustan e gjerë!!!












Xhensila shpenzon shumën marramendëse për dy…




