KreuStil Jetese

Me fustanin jeshil me lule, Letizia e Spanjës na tregoi dhe një herë sa e thjeshtë mund të jetë eleganca!

Kanë kaluar ca kohë që kur kemi parë ndonjë mbretëreshë të dalë në publik ( për shkak të pandemisë). Por kur Mbreti Felipe i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia u shfaqën në Palma de Mallorca, ajo ishte vërtet një kënaqësi për syrin! Spanja I ka lehtësuar rregullat e saj të izolimit, ndaj cifti mbretëror ishte angazhuar në punë. Në listë kishte takime me punonjës socialë për të mësuar rreth protokolleve shëndetësore në hotelet e ishullit. Vëmendjen Letizia megjithatë e mbërtheu dhe për dicka tjetër: veshjen e saj. Monarkja kishte kombinuar një fustan të bukur jeshil me lule, të derdhu pas trupit e me cepa në fund, pak poshtë gjurit dhe me jakë V.

Ajo e kishte kombinuar mjaft bukur me një palë “espadrilles” klasike ngjyre bezhë, ndërsa dukej kaq e thjeshtë me flokët e mbledhur bisht!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF