KreuStil Jetese

Sarah Jessica Parker dhe Amal Clooney tregojnë se cfarë pushteti mund të ketë një fustan i bardhë i thjeshtë!

Kur vjen fjala tek një pjesë klasike e cila të bjerë në sy, mendja shkon menjëherë tek fustani i zi. Por VIP-at po në tregojnë gjithmonë e më shumë se duhet t`i kushtojmë më tepër vëmendje veshjeve të bardha, pasi po bëjnë “namin” sot! Kombinimet e fundit të Sarah Jessica Parker dhe Amal Clooney e dëshmuan këtë më së miri. E fotografuar në Manhattan, Parker tregoi se kishte “huazuar” stilin e personazhit të famshëm që ajo vetë interpreton, Carrie Bradshaë, dhe kishte veshur një fustan të bardhë poshtë gjurit, me sandale me pak takë e një triko blu dhe syze të mëdha dielli.

Amal Clooney shkëlqeu po ashtu para disa kohësh me një fustan të bardhë shik, ndërsa ka treguar në disa raste se dhe me të bardhën, mund të dukesh “yll”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF