KreuStil Jetese

Koleksioni Moschino Resort 2021, një shpërthim ngjyrash!

Stili i jashtëzakonshëm i Jeremy Scott e lë sërish gjurmën e tij në një koleksion të Moschinos me shpërthime ngjyrash dhe materiale nga më të mirat! Drejtori kreativ i shtëpisë së famshme të modës luajti këtë radhë më veshje elegante, të transformuara totalisht përmes krijimeve sportive, që na sollën pak ndërmend modën e viteve 2000, atëherë kur crop top-i ishte “detyrim”, ndërsa pantallonat me bel të shkurtër, nuk mungonin nga garderoba.

 

Koleksionet Moschino befasojnë cdo herë me luksin e tyre, gamën e pasur të ngjyrave dhe eksentrizmin; secili prej tyre konceptohet si një soektaklë I mirëfilltë, ndërsa këtë herë pamë se printet dhe topthat, qenkan shumë në modë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF