KreuStil Jetese

Lejlaja, ngjyra e verës 2020!

Edhe pse deri tani jemi hutuar disi nga nuancat rozë, ka një ngjyrë tjetër jashtëzakonisht interesante që rikthehet me forcë këtë sezon. Lejlaja duket do të jetë ngjyra më e dashur e verës, sidomos me nuancat e saj pastel. Ngjyrën vjollcë, disa e konsiderojnë një zgjedhje tejet të guximshme, dhe e tillë do të mbetet. Megjithatë, nuk është e vështirë që lejlaja të tërheqë vëmendje dhe mendohet si perfekte për motin e ngrohtë. Në fillim e shihnim më shumë tek veshjet streetstyle, por tani e gjejmë edhe tek fustanet e mbrëmjes e deri tek edhe në tapetin e kuq! Është një ngjyrë pas së cilës shumë janë dashuruar dhe duan ta kenë patjetër pjesë të garderobës së vet!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF