KreuStil Jetese

Nga pushimet në Rivierë deri te asimetria e Alexander Mcqueen, trendet e fundit në Bordo IN!

BORDO IN

Asimetria e Alexander McQueen
E bardha tek ky fustan i dekontrukturuar i Alexander McQueen është një ndër simbolet e sezonit duke i dhënë një tjetër qasje përmes çarjeve dhe lidhëseve, pa harruar asimetritë e qafës, e cila mund të zbukurohet me një shami delikate.

Pushime në rivierë

E njohur për fustanet hiper-femërore, Caroline Constas zgjeron gamën e saj me rroba banje të frymëzuara nga marinarët, ku spikasin butonat e artë, një stil me frymën e Channel për një pamje elegante, shoqëruar me syze dielli të kuqe në formë zemre.

Pop Art
Christian Louboutin e mori spunton nga krijimet e paharruara Pop Art të Andy Warhol, duke krijuar sandale prej kamoshi me kontrast të theksuar, ngjyrë bananeje mbi një trefletësh me konture të zeza, të cilat konsiderohen një nga krijimet autentike të stilistit në fillimet e tij.

Çantë vegane
Kjo çantë me formë të rrumbullakët e Stella McCartney është punuar në Itali me litarë të thurur me kujdes nga pambuku organik, ndërsa pjesa e qëndërzuar është bërë prej lëkure vegjetariane, mbi të cilën me anë të vrimave është krijuar edhe logoja e markës.

Smalt & diamante
Unaza ‘Vine’ e Bea Bongiasca ka një dizajn unik, artdashës dhe është punuar me dorë me ar 9 karat, smalt të bardhë dhe një kurorë kristalesh prej diamantesh pave 0.13 karat, duke krijuar një bizhuteri kaq elegante dhe të parezistueshme për grate që e duan stilin.

Aromë Siçilie
Do të dukeni super elegante me këto pantallona të shkurtra mëndafshi me printime lulesh, të cilat janë pjesë e koleksionit ‘Jungle Sicilian’ nga Dolce & Gabbana, duke sjellë një aspekt tjetër të pamjes chic, nëse do ta kombinoni me një këmishë të bardhë.

_____________

Botuar në Revistën BORDO

Numri Qershor-Korrik 2020

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF