KreuStil Jetese

John Galliano, djali i keq i modës!

BORDO FAKT

Djali me sy blu i botës së modës, revolucionarizoi stilimin përmes krijimeve të tij eksentrike, po ashtu vulosi suksesin dhe rriti shitjet për disa marka si Givenchy apo Dior; por fatkeqësisht rrugëtimi i John Galliano, ka pasur kthesa të befasishme që kanë turbulluar karrierën e tij.

Pse Galliano?
Quhet Juan Carlos Antonio Galliano-Guillén, por zgjodhi emrin e artit në ditën e diplomimit, kur prezantoi koleksionin e parë dhe u dallua menjëherë për stilin unik, e pas asaj nate u zgjua një stilist i famshëm…!

Stil dramatik
Veshja e tij ka silueta femërore dhe tërheqëse, të cilat bazohen në një aspekt retro dramatik të pasuruar me dekore të theksuara si lulet apo qëndismat e theksuara, që i bëjnë krijimet e Galliano edhe më joshëse.

Lady D
Princesha Diana u mahnit nga përsosmëria e krijimeve të John Galliano. Një prej fustaneve më të bukura që shkaktoi zhurmë është ai prej mëndafshi dhe dantellë lejla që ajo veshi në galeri Serpentine në 1994.

Skandali
Stilisti u gjobit 6,000 € pasi fyeu publikisht një çift francez me 30 shprehje anti-hebraike në 45 minuta, veprim i cili i kushtoi rëndë: shtëpia e modës Dior e shkarkoi nga detyra, por ai e përsëriti të njëjtin veprim 1 muaj më pas.

Fustani i Kate Moss
Një ikonë e stilit si Kate Moss, natyrisht do t’i kërkonte mikut të tij të krijonte fustanin e saj të dasmës, me një stil të frymëzuar nga bota përrallore e zanave, ky konsiderohet një ndër kryeveprat e botës së modës.

Kumbara Wintour
Anna Wintour kryeredaktore e “Vogue” njihet si mbrojtësja e përbetuar e stilistit. Ajo ka negociuar disa herë financime ndaj Galliano me qëllim që të rimarrë veten pas problemeve që ka pasur me drogën dhe alkoolin.

Koleksioni Tolstoi
Galliano kishte një aftësi për të joshur supermodelet. Tema Tolstoi me personazhe nga shkrimtari rus ngjiti në skenë emra si: Christy Turlington, Naomi Campbell, Carla Bruni, Kate Moss dhe Linda Evangelista.

_____________

Botuar në Revistën BORDO

Numri Qershor-Korrik 2020

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF