BORDO TREND
Summer BAGS
Sivjet duhet të ndiheni entuziaste që po dilni pak në plazh, por kjo nuk do të thotë të humbni më të mirat që ofron ky sezon. Çantat e sivjetshme do të bien në sy për dizajnin tip veror, nga thurjet me material kashte apo rrjete prej litari dhe lëkure, deri tek imazhet me bojra uji, pastelin, por edhe tejdukshmërinë e PVC-së. Ideale për pamje chic gjatë pushime të nxehta, nga markat më të lira deri tek ato me luksoze.
Mos e ndal hapin!
Këto janë periudha të vështira, por ka dicka ngushëlluese për të lëvizur nëpër rrugët e qytetit. Me një stil të stërholluar përpara, ju do të duhet të gjeni një palë, dy ose dhjetë, që do t’ju bëjë të doni të vishni sandalet dhe të shkoni për një shëtitje. Pa harruar ngjyrat tejet verore dhe format elegante të cilat ju bëjnë të dukeni gjithnjë edhe më shumë joshëse.
_____________
Botuar në Revistën BORDO
Numri Qershor-Korrik 2020



Horoskopi ditor, e hënë 20 korrik 2020


Aksesorët “gjigandë”, trendi i verës!

Fustani perfekt për një baby shower!






John Galliano, djali i keq i modës!




Lejlaja, ngjyra e verës 2020!


Zhdukni dhjamin e barkut me këto 3 hapa!

