BORDO MEN
Dy legjenda të kinemasë që prej pesë dekadash fame në Hollivud, pasi kanë kurorëzuar filmin e fundit The Irishman, përpiqen të përmbledhin 50 vite miqësi, një lidhje të çuditshme, që vjen nga të qenit dy nga aktorët më të heraldizuar të brezit të tyre. Në vitin 1974 ata të dy luajtën bashkë duke u kryqëzuar si kurrë më parë pjesën II të “Kumbari”, duke u kthyer në ikonat klasike amerikane. Pacino është tre vjet më i madh se De Niro, por duken si dy bashkëmoshatarë. De Niro është fjalë pak në jetë, ndërsa Pacino i qeshur e shpërthyes. Kur i shtrëngon, të shfaqen parasysh një duzinë personazhesh filmash ikonikë, përzihet bukuria admiruese e rinisë së tyre me gëzimin e parrëfyer të moshës së tretë. Gjatë intervistës, ata “përgjojnë” pyetjet drejtuar secilit dhe shpesh duan t’u përgjigjen atyre vetë. Në fund, të dy u përqafuan për një moment të gjatë dhe Al Pacino i qetë i tha De Niros: Të dua fort mik! Edhe unë, ja kthen De Niro me sinqeritet Al Pacinos…!
Hey çuna cili është kujtimi më i hershëm që ju lidh me njëri-tjetrin?
De Niro: Kur u takuam për herë të parë, mendoj se isha rreth 20 vjeç. Ky takim ndodhi rreth 50 vjet më parë.
Pacino: E mbaj mend takimin tonë të parë. Mendova; E pabesueshme, ky djalë ka karizmë.
A kishit konkurrencë mes jush?
De Niro: Nuk dua ta quaj konkurrencë. Kur luajta tek “Godfather”, regjisori Francis na njihte të dy, por ai më pyeti; A është Al më mirë sesa ty për këtë rol? I thashë menjëherë: Po, askush më mirë se ai!
Al Pacino: Unë kur po lexoja skenarin mendoja se edhe Roberto do të ishte pjesë e filmit, por ai erdhi vetëm në pjesën e dytë.
Pyes veten a jeni miq që ndani përvojat tuaja të jetës apo thjesht kolegë?
Pacino: Takohemi shpesh dhe jemi miq, sepse ka besim mes nesh.
De Niro: A e di fjalën Kibitz? Pra jemi miq që ndajmë edhe shumë thashetheme bashkë.
Al Pacino: Ne kibitz, jo, jo, kurrë.
De Niro: Epo me raste, jo gjithmonë…!
A ka ndonjë rol që e kujtoni dhe ju bën krenar?
De Niro: Mendoj se “Irishman” ishte një përvojë e shkëlqyeshme, diçka për të cilën jam shumë krenar
Pacino: Ajo për të cilën jam i lumtur dhe më bën krenar është të kem dëshirë të luaj ende në kinema…
Pjesa e talentit nuk është një pyetje për ju të dy, por kur mendoni sesi u bëtë i suksesshëm, a ishte ai fat, apo e keni pasur më shumë dëshirë se dikush tjetër?
Pacino: Është një kombinim i fatit dhe gjërave të tjera. Thjesht të jesh në kohën e duhur, në vendin e duhur. Në vitet ’70-të çdo aktor po ndiqte rrugën e shtruar nga Brando apo Dean dhe të gjithë këta njerëz të mëdhenj, që atëherë hapën derën për shumë njerëz si ne.
De Niro: Asokohe kishte aktorë të shkëlqyeshëm dhe aktrimi ishte pjesë e personalitetit të gjithësecilit. Ndoshta të gjithë nuk duhet të ishin Marlon Brando…!
Çfarë ju bën të vazhdoni ende të luani në filma?
De Niro: Ndonjëherë është thjesht çështje financiare. Ju bëni diçka, paguheni mirë dhe thoni: Pse mos ta bëj atë punë.
Pacino: Unë shpesh bie në një zakon të keq. Dua jem në shumë filma, sepse është bërë tani sfida ime.
Jam kurioz se si vendosni për të qenë në një projekt, p.sh tek “The Irishman”?
Pacino: Ai më thirri! Menduam se do të bënim diçka të bukur se ishte një histori interesante.
De Niro: Kemi dashur prej kohësh të punojmë së bashku.
A ndiheni sikur marrëdhënia juaj me Hollivudin ka ndryshuar me kalimin e kohës?
De Niro: Dal shpesh vërdallë nëpër lagje….
Pacino: Jo, sepse unë jetoj atje…
E kam fjalën për Hollivudin si industri, jo si gjeografi?
Pacino: Dua të kthehem shpesh sepse kam shumë miq këtu.
De Niro: Edhe ne për industrinë po flisnim (qesh)
Ndonjë situatë e sikletshme gjatë xhirimeve në film?
De Niro: Kur po xhiroja na kishin veshur me rroba verore, ndërsa jashtë ishte dimër dhe shumë ftohtë. Nuk e duroj dot të ftohtin.
Pacino: (Qesh) Unë sugjerova ta bëjmë xhirimin një ditë ose vend tjetër, kur të ishte edhe më ngrohtë.
De Niro: Isha gati t’i thoja: Më falni, po unë jam Robert De Niro! Përgjigja e Martin Scorsese ishte: Vishni të brendshme të gjata. Nuk ka ditë dhe as vend tjetër, skena duhet të mbarojë!
_____________
Botuar në Revistën BORDO
Numri Qershor-Korrik 2020


Horoskopi ditor, e hënë 20 korrik 2020


Aksesorët “gjigandë”, trendi i verës!

Fustani perfekt për një baby shower!






John Galliano, djali i keq i modës!




Lejlaja, ngjyra e verës 2020!


Zhdukni dhjamin e barkut me këto 3 hapa!


T-shirti i bardhë, ja si ta bëjmë ultra-shik!
