BORDO BEAUTY
Shkëlqe!
Imagjinata juaj nuk duhet të ketë kufij, ndaj zhyteni veten nën një grim me shkëlqim metalik, nga mollëzat deri tek qerpikët, hijet apo vijëzuesit, për t’u dukur si një perëndeshë e mbuluar me ar.
Goditje pastel
Hije të buta të verdha, jeshile dhe rozë janë ato që ju duhen ketë sezon.
Duart dhe thonjtë tuaj janë në fokus gjatë Verës. Për t’i ushqyer së më shëndetshëm, duhet të filloni një rutinë duke u kujdesur për thonjtë disa javë më parë. Filloni me një maskë detoks gjatë natës, e cila ka efekt hidratues dhe rinovon lëkurën e dëmtuar të thonjve. Përdorni dy herë në javë për të stimuluar një ngjyrë natyrale dhe trajtojini me vajra të cilët zbutin kutikulat dhe lëkurën e plasaritur. Kujdes! Mos i mbani gjatë duart në ujë të nxehtë ose shumë të ftohtë.
Ylber mbi qepalla
Zgjidhni një paletë shumëngjyrëshe për të krijuar një pamje artistike, duke u fokusuar tek bojërat e ujit sidomos për pjesën e syve. Guxoni të provoni tonalitetet mat, nga e kuqja tek e verdha e deri tek bluja elektrike për të krijuar një efekt magjepsës vetëm me një shikim.
______________
Botuar në Revistën BORDO
Numri Qershor-Korrik 2020

Horoskopi ditor, e hënë 20 korrik 2020


Aksesorët “gjigandë”, trendi i verës!

Fustani perfekt për një baby shower!






John Galliano, djali i keq i modës!




Lejlaja, ngjyra e verës 2020!


Zhdukni dhjamin e barkut me këto 3 hapa!


T-shirti i bardhë, ja si ta bëjmë ultra-shik!

