KreuStil Jetese

Zbulojme të rejat e teknologjisë në Bordo GADGET!

Bordo Gadget

ECHO SUB

Tinguj bas kaq të thellë nuk janë dëgjuar kurrë më parë. Me një dizajn në formë cilindri arrin të lidhet me çdo pajisje tjetër, me apo pa kabëll, duke ofruar tinguj me një fuqi të pazakontë, qoftë nga fuqia, por edhe qartësia, një sistem audio 360 ​​gradë, 3-D dhe Dolby Atmos, ndërsa madhësia është e volitshme për t’u marrë me vete ngado.

HUAWEI P40 PRO+

Ky është telefoni i parë inteligjent me pesë kamera, ndaj edhe është shpallur si më i miri i vitit 2020. Modeli P40 i Huawei ka sfiduar teknologjinë falë sistemit 5G, pa harruar që ka një dizajn mjaft elegant, me forma të lakuara thuajse të përsosura, pa harruar që sfidon konkurrentët edhe me ekranin OLED dhe përmirësim të kohëzgjatjes së baterisë.

iPAD PRO

Marka e njohur sjell një Ipad me fuqinë e një laptopi me bazë ADN-në e Apple, një procesor A12Z Bionic, identik me gjeneratën aktuale të MacBook, i cili është dyfish më i shpejtë se modeli i mëparshëm. Ekran  Liquid Retina, kamera 12 MP ofron imazhe si të ishin të gjalla, pa harruar tastierën Magic Keyboard shoqëruar me laps për dizajnuesit.

MATEBOOK 13

Falë karakteristikave të tij, ky laptop është aleat optimal për në zyrë dhe në shtëpi. Ekrani 13inch i Huawei dhuron një përvojë unike, me gamën e ngjyrave 100% sRGB dhe formë 3:2, i përsosur për të lexuar, duke kaluar faqet me anë të shikimit, ndërsa po kaq interesant është fakti se ju mund të navigoni me anë prekjes me një precizion të lartë.

XIAOMI AIR PURIFIER

Një pajisje e zgjuar e cila do t’ju ndihmojë të pastroni ajrin në shtëpinë tuaj në vetëm 12 minuta. E pajisur me një filtër HEPA, ky pastrues arrin të garantojë cilësinë e ajrit të çdo ambienti dhe kur nuk jeni në shtëpi, mjafton që me anë të celularit tuaj, ta mbani atë në kontroll kudo që të jeni, apo të planifikoni ndezjen e tij në intervale të caktuara kohe.

_____________

Botuar në Revistën BORDO

Numri Qershor-Korrik 2020

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF