KreuStil Jetese

Tritan Kalo: Duke u fiksuar me koronavirusin, po lëmë mënjanë patologji të tjera!

 

Prej 6 muajsh Covid-19 është kthyer në kryefjalën e mjekësisë botërore, e po ashtu edhe në Shqipëri. Ajo që është vënë re së fundmi është fakti se duket se patologjitë e tjera janë lënë në hije, pasi vëmendja, përkushtimi, apo edhe ‘fiksimi’ siç doktor Tritan Kalo e quan, janë fokusuar tek virusi Covid.

Nëpërmjet një statusi në facebook, doktor Tritan Kalo i ka tërhequr vëmendjen qytetarëve si dhe bluzave të bardha që të mos fiksohen vetëm tek koronavirusi, pasi vëmendje dhe përkushtim duan edhe patologji të tjera të stinës, të cilat po ashtu mund të kthehen edhe në serioze nëse nuk u kushtohet rëndësi.

“KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të VERËS….TEMPERATURA mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjeherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj., menjëherë e adresojnë vëmëndjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Po GABOJMË, po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me këtë infeksin, dhe po NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo…”; shkruan doktor Kalo ndër të tjera në një status të gjatë  në facebook, shoqëruar me disa foto të patologjive të stinës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF