Marina në botën e ëmbëlsirave
Kaq ë ëmbël është bota e 21 vjeçares shqiptare që jeton në Londër, nuk është thjesht një pasion që reflektohet në blogun e saj, pasi ajo synon ta kthejë në të ardhmen në një biznes të mirëfilltë
Që kur ka qenë ende fëmijë, Marina Balla mahnitej nga ‘xhonglimet’ në ekran të shefave të mëdhenjt teksa gatuanin recetat e tyre të famshme. Duke u rritur imazhi për pasionin e saj nisi të formësohej; ishte një botë e rrethuar nga ushqimet, ndaj vendosi të studiojë deri në detaje shkencën rreth ushqimit, për të zbuluar formula produktesh, e më pas për të krijuar vetë. Pasi u diplomuar me sukses në Raynes Park High School në Londër, një drejtim specifik i fokusuar mbi njohuritë rreth ushqimit, ajo arriti të zbulonte një tjetër dimension të këtij pasioni, ndaj edhe nisi të eksperimentojë me recetat e saj, herë duke i krahasuar me ato që shihte në internet, e më pas duke krijuar të vetat, teksa nuk nguronte të luante me përbërës dhe shije të ndryshme. Por, pastiçeria ishte ajo që e joshi që në krye të herës. Një botë e ëmbël dhe plot ngjyra e cila edhe më pas edhe nxitjen për të hapur blogun e saj. Por nuk mbeti vetëm tek krijimi i recetave, investoi në kurse mbi fotografinë, e së fundmi në marketingun digjital, sepse siç rrëfen për Bordo, synon që ta kthejë në të ardhmen në një bisnes.
Marina si ka lindur pasioni juaj për kuzhinën, a ju ka frymëzuar dikush, a diçka?
Që kur isha e vogël kam qenë një natyrë shumë krijuese. Shihja në televizor sesi përgatiteshin recetat dhe kjo me kuriozoi. E gjeta pasionin tim ushqimi dhe e vazhdova që kur isha në shkollë fillore e më pas në shkollën e mesme, derisa u diplomova në Artin e Kuzhinës.
Nga një pasion, tani keni me një diplomë prestigjioze a ndiheni më e sigurt?
Po sigurisht që ndihem më e sigurt, pasi edhe pse jam e përqendruar më shumë tek pastiçeria, dua të theksoj se ajo më mësoi gjithashtu se si të gatuaj normalisht. Ky ishte vetëm fillimi në dukje një mënyrë e thjeshtë, por ama më bëri të kuptoj sesi funksionon ushqimi dhe shkenca e ushqimit.
Çfarë ju nxiti të krijonit një blog me pjatat që ju krijoni?
Gjatë periudhës së pandemisë nuk kisha çfarë të bëja, isha ulur në shtëpi dhe për të qenë e sinqertë, isha mërzitur shumë. Fakti që gjithmonë kam dashur të kem biznesin tim, doja të punoja për veten time dhe për askënd tjetër, mendova ta filloj nga interneti.
Kompozimet e recetave tuaja janë të përsosura, kush i realizon ato?
Në të vërtetë unë i krijoj recetat e mia, kështu më duhet të kërkoj informacione por edhe të provoj sasitë apo përbërësit me ato të recetave që gjej në internet. Duke ju referuar shkencës së ushqimit që qëndron pas të gjitha gjërave, shoh se çfarë do të funksiononte dhe çfarë jo dhe më pas unë i shkruaj ato vetë.
Përse vetëm ëmbëlsira, sepse ato janë kryefjala e blogut tuaj?
Unë kam zgjedhur të bëj kryesisht ëmbëlsira sepse ndjehem më mirë, përpiqem sesi t’i bëj ato të duken më të bukura dhe sesi të jem akoma më krijuese duke i kombinuar ato në shumë mënyra. Ndjehem sikur e përjetoj atë që bëj, pastaj më pëlqen edhe sepse ëmbëlsirat janë kaq të sinqerta.
Keni një “arsenal” të vërtetë si në një set filmik, pse keni investuar kaq shumë?
Gjithmonë kam qenë një person shumë krijues dhe kam pasur prej kohësh një aparat fotografik, por kur vendosa të filloj blogun, u binda që duhet të investoj në kurse fotografie, pastaj në kurse biznesi por edhe marketingu dixhital duke qenë se gjithçka që po bëj është e pranishme në internet dhe biznesin online.
A keni provuar të gatuani ndonjë recëtë shqiptare?
Të them të vërtetën unë ende nuk kam provuar asgjë shqiptare, do ta bëj kur gjyshja ime të vijë për vizitë në Angli dhe besoj se do të më mësoj patjetër disa receta ëmbëlsirash shqiptare.
Di që do të vijoni studimet për menaxhim jo për kuzhinë, pse?
Sepse në të vërtetë nuk ka një diplomë në gatim, përveç do të fuash të dish diçka më shumë rreth shkencave të ushqimit. për të bërë me shkencat. Që kur nisa me blogun kam dashur të di mē shumë sesi të mësoj të menaxhoj biznesin tim ndaj ky është synimi im. si të mësoj dhe si ta menaxhoj biznesin. Besoj se ajo që do të ishte e dobishme për mua tani është arsyeja pse vendosa të ndjek këtë drejtim në universitet.
Biskota me çokollatë
Përbërësit: 100 gr çokollate e zezë, 65 gr gjalpë, 80 gr miell, 15 gr kakao, 2 vezë, 55 gr sheqer pluhur,
100gr sheqer kafe, 1 lugë çaji vanilje, pak kripë, ½ sodë buke
Përgatitja: Filloni duke shkrirë gjalpin dhe çokollatën së bashku. Ndërkohë, filloni të rrihni vezët dhe
sheqerin për 5 minuta, derisa të formohet një masë e trashë në ngjyrë të zbehtë. Shtoni përzierjen me çokollatë-gjalpë dhe vaniljen dhe përzieni të gjitha bashkë. Shtoni miellin, pluhurin e kakaos dhe pluhurin për pjekje dhe përzieni.
Vendoseni këtë përzierje në frigorifer për 20 minuta dhe lëreni të pushojë, ndërsa jeni duke e ngrohur furrën tuaj në 180 gradë Celsius. Pasi të jetë ftohur, ndajeni në forma në tabaka dhe futeni në furrë për 8 deri 10 minuta. Pasi t’i nxirrni nga furra, lëreni të ftohet në tabaka për 10 minuta para se t’i vendosni në enën ku do t’i servirni.
_____________
Botuar ne Revisten Bordo
Gusht – Shtator

Rubini, sharmi i kuqes!

Bordo IN; glamour dhe stil!

Në qiellin e Xhonatan Islamit!

Luxury Holidays at Morina Palace!

Ngjyra e stinës, NEON!

Përzierje stilesh… French Style!

Në plazh si vitet ’60-të!


Watches & Wonders !

Netë tropikale , tendenca sipas BORDO!


Ylber mbi flokë, tendencat e verës!





Recetat e Nertila Kokës!


Manual stili mbi dy rrota ( dje dhe sot)!!!
