KreuStil Jetese

Rubini, sharmi i kuqes!

Rubini, sharmi i kuqes

Një gur i rrallë, veçanërisht kur është i madh. Rubini është në imagjinatën tonë për ngjyrën e kuqe, duke ngjallur pasion, dashuri dhe energji jetësore. Ne e lidhim atë me bukurinë e lindjes, pasurinë, sovranët, por si filloi historia …

E kuqja është fjala kryesore: rubin është një gur emri i të cilit rrjedh nga latinishtja ‘rubens’ (i kuqërremtë). Por ka të kuq, edhe blu, e cila mbetet ngjyra më e çmuar e njohur si “e kuqe e gjakut të pëllumbave”, një e kuqe e pastër me një nuancë kaltëroshe. Në gjendje natyrale, një rubin ka një gamë të gjerë të kuqesh, të prira nga bluja, e purpurta, kafe ose e verdhë. Prania e kromit i jep gurit ngjyrën e kuqe.

Po pse duhet të dhurosh një rubin? Sepse konsiderohet një simbol i fisnikërisë dhe i virtytit, ai është guri i vitalitetit dhe, sipas filozofive Lindore, stimulon çakrën dhe rrit energjinë jetësore. Për francezët mbetet simbol i entuziazmit, gëzimit dhe lirisë, pa harruar se rubini është një emblemë dashurie, pasionit dhe lumturisë.

Duke e dhuruar si një unazë fejese, tregohet nëse dëshironi të transmetoni dashuri dhe pasion, gjallëri dhe rininë. José Antonio Baston i dhuroi nuses së ardhshme, aktores Eva Longoria, një rubin të rrethuar me diamante.

Bazuar në rrëfime e legjanda, rubini ka lindur nga gjaku i një demoni të fuqishëm, të quajtur Bala. Grekët i quajtën rubinët ántrax, që do të thotë qymyr i gjallë, pasi besonin se këto gurë të ekspozuar ndaj nxehtësisë, u bënë ngjyra e thëngjijve të nxehtë. Edhe popujt gjermanikë dhe romakë nuk kanë qenë imunë ndaj sharmit të këtij guri; legjenda tregon se Siegfriedi, mposhti Nibelungasit me shpatën e tij e cila kishte një rubin të kuq.

Përveç miteve, imagjinata bëhet më misterioze tek popujt aziatikë: sipas traditës hindu shtëpia e Zotit të Diellit ishte spërkatur me rubinë dhe ishte e shtruar me smerald; popujt nomadë Arii, e konsideronin rubinin si syrin e gjarprit të shenjtë. Besimtarët islamikë besojnë se Qabja, guri i zi i adhuruar nga muhamedanët si një simbol hyjnor, ishte fillimisht një rubin, i cili u nxi nga mëkatet e njerëzve.

Depozitat më të rëndësishme të rubinit gjenden në Burma, Tajlandë, Sri Lanka dhe Tanzani. Burma, ka disa miniera në luginën Mogok ku për shekuj u gjetën rubinët më të mirë në botë. Rubini më i shtrenjtë në botë u gjend pikërisht në Burma dhe u shit në vitin 2015 në një ankand të Sotheby për një rekord prej 30 milion dollarësh. Rusët së fundmi i kanë kthyer sytë nga Tajlanda, Kamboxhia, Vietnami dhe Madagaskari. Rubinët tailandezë kanë një ngjyrim kafe ose vjollcë dhe nxirren nga balta e puseve deri në 8 metra të thellë në juglindje të Bangkokut.

Rubini mbetet ende guri më i pushtetshëm i cili rrjedh nga familjet mbrëtërore deri në ditët tona si një simbol që nuk e ka humbur aspak shkëlqimin, qoftë si një dhuratë me mjaft simbolika në vetvete, por edhe si pjesë e bizhuterive më të rafinuara të prodhuara nga shtëpitë më të njohura të stolive sot në botë.

 

_____________

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF