KreuStil Jetese

Bordo IN; glamour dhe stil!

BORDO IN

Luspa argjendi 

E ridizajnuar sipas modelit të vitit 1969, kjo çantë ikonike e cila identifikohet me Brigitte Bardot: me luspa ngjyrë argjendi, një lidhëse në formë zinxhiri, ky aksesor është një punim artizanal i shkëlqyer dhe me stil.

Pasioni i Verës

Koleksioni veror i Oscar de la Renta i ka rrënjët te fryma e Amerikës Latine, ku ndërthuren materialet prej pambuku me printime lulesh me ngjyra të marra nga xhungla, për një pamje të nxehtë dhe shumë pasionante.

 

Glamour i vijave

Ngjyrat e gjalla vijnë përmes shiritave dhe elegancës së takave tip stileto tek këto sandale që reflektojnë stilin unik të Christian Louboutin, ideale për një look glamour me nuanca festive, dedikuar freskisë së sezonit.

E kaltra e detit

Me të kaltrën e detit mund të shohësh më mirë sesa asnjëherë të gjitha dimensionet e stinës, ndaj Givenchy risolli modelet e syzeve të viteve ’70, por me skelet transparent dhe me nuanca të theksuara të blusë marine.

Copëza oqeani

Kjo unazë me ar të kuq 18 karatë sjell stilin eklektik të Francesca Villa, e cila u frymëzua për këtë stoli nga udhëtimet e saj nëpër botë, duke vendosur në qendër një pjesë oqeani dhe anash e dekoroi me kristale.

______

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator 2020

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF