
ISHP ka bërë një njoftim të rëndësishëm për nënat e reja që kanë foshnjat me gji, dhe që janë të infektuara me koronavirus. Sipas ISHP nuk ka ende një studim që tregon se covid-19 transmetohet nëpërmjet qumështit të gjirit, nga nëna tek fëmija. Ndaj me rëndësi është që nënat tē vijojnē të ushqejnë normalisht foshnjat e tyre ne qumësht gjiri, por duke përdorur maskën.
Postimi i plotë:
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura

Watches & Wonders !

Netë tropikale , tendenca sipas BORDO!


Ylber mbi flokë, tendencat e verës!





Recetat e Nertila Kokës!


Manual stili mbi dy rrota ( dje dhe sot)!!!




Jeta në Foto… …Elvira Diamanti!




