KreuStil Jetese

Watches & Wonders !

Watches & Wonders

Panairi i orëve Watches & Wonders u fokusua sivjet tek orët mekanike, jo tek ato moderne me ekrane digjitale, por riktheu vëmendjen tek bukuria dhe madhështia e atyre me akrepa, të cilat nuk janë venitur aspak para teknologjisë. Bordo sjell disa nga propozimet më të shkëlqyera, të cilët shoqërohen me emra markash të njohura, që i kanë kthyer këta kohëmatës në vepra arti, ku disa prej tyre edhe modele klasike, vijnë të rikonceptuara.

Cartier
Me siguri keni dëgjuar për versionin Pasha të Cartier, por ndryshimi i tij është forma, e cila vjen me modelin asimetrik, pjesë e koleksionit Prive, ku forma drejtkëndëshe ikonike e ka zanafillën që nga viti 1936.

Montblanc
Frymëzuar nga koleksioni i vitit 1858, kjo orë bazohet në modelet Minerva të viteve ‘20 dhe ’30. E frymëzuar nga aspekti alpin, ky model riformatohet duke theksuar kontrastin e të zezës me ngjyrën e arit.

IWC
Kasa prej çeliku inoksi e IWC nxjerr në pah stilin detar me një elegancë ekstreme, duke krijuar një binjakëzim mes toneve të kaltra me ngjyrën e argjendit me një reflektim akoma më të theksuar.

Vacheron Constantin
Kjo është një nga orët më të komplikuara të Vacheron Constantin. Nga njëra anë ajo mat kohën, shërben si kronograf dhe ka një kalendar, ndërsa nga ana tjetër ka funksione astrologjike dhe fazat e hënës.

Jaeger Le Coultre
Një model i rikonceptuar i cili i referohet versionit Caliber 759. Kombinimi i një kronografi me një kalendar dhe fazat e hënës paraqet fuqinë e Jaeger Le-Coultre, duke bashkuar prodhimin e orëve me astronominë.

Piaget
Ora më e hollë mekanike në botë. Piaget është padyshim një nga shtëpitë që jo gjithnjë rinovon pamjen, por ekspertët e saj të mikro-inxhinierisë, kanë krijuar një model ultra-modern për të festuar 145 vjetorin.

Hermes
Një orë tërësisht klasike, por koleksioni Slim d’Hermes sjell këtë model të ri të krijuar nga Philippe Apeloig, ku bie në sy pamja moderne dhe kasa akoma më e hollë, e krahasuar me versionet e mëparshme.

________

Botuar ne Revisten Bordo

Qershor-Korrik

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF