KreuStil Jetese

Si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit: Para dhe pas plazhit!

Plazhi

para & pas

Rrezet e diellit janë armiku numër 1 ndaj lëkurës, sidomos gjatë sezonit të Verës, ndaj duhet të jemi gjithnjë të pajisur me kremin e plazhit, por edhe atë pas plazhit. Bordo ju sugjeron disa produkte të cilat do t’ju ndihmojnë që të keni një lëkurë të shëndetshme por edhe të mbrojtur nga rrezet e dëmshme UHV. Janë kremrat që përdoren gjatë kohës kur bëni banjo dielli, ato me faktor të lartë nga 30 deri në 50 SPF për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, ku pikat më delikate mbeten fytyra dhe shpatullat, të cilat duhet të lyhen shpesh. Por, nuk mbaron me kaq, pasi edhe pasi të jeni larguar nga dielli, duhet të përdorni disa produkte që e trajtojnë lëkurën tuaj, e cila mund të jetë dëmtuar nga rrezet e diellit, ndaj sugjerojmë kremrat me efekt rigjenerues dhe hidratues, të cilat do të mbajnë lëkurën të shëndetshme dhe të shndritshme gjatë Verës.

___________

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF