Prej shtatë vitesh komeditë e realizuara nga trupat teatrale shqiptare bëhen bashkë në Korçë në “Koko Fest”. Ndonëse në kushte të tjera për shkak të pandemisë, festivali i komedisë që dhuroi shumë buzëqeshje nën maska, pati fituesin e këtij edicioni.
Olta Daku, u shpall aktorja më e mirë protagoniste, çmim që ja dha roli i saj në “Shirli Valentina”.
Aktores së njohur të teatrit shqiptar ju dorëzua trofeu nga poeti dhe aktori Timo Flloku. Në fjalën e saj falenderuese Daku shprehu emocionet dhe kënaqësinë e një vlerësimi të tillë, dhe në fund tha se këtë çmim ja kushton bashkëpunëtores së saj më të ngushtë, regjisores Driada Dervishi.
Në ‘Koko Fest’ qenë tri skena të improvizuara në ambient të hapur, oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe parku “Rinia” do të mirëpresin publikun korçar dhe vizitorët.
Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova, ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste morën marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur.



















