E rrallë në Shqipëri; Nëna surrogate mban në mitër fëmijën e vajzës së saj!

 

Mbrëmjen e së martës (15 shtator) në programin “Opinion” u trajtua një histori tejet e rallë për realitetin shqiptar. Një grua 51 vjeçare mban në bark foshnjën e vajzës së saj 28 vjeçare.

Në moshën 17 vjeçare e reja mësoi se për shkak të një problemi në mitër nuk do të mund të bënte kurrë fëmijë. Sot pas 11 vitesh, vajza (identiteti i së cilës nuk u bë njohur) është në pritje të fëmijës sa saj të parë, nëpërmjet nje nëne surrogate që është pikërisht nëna e saj 51 vjeçare.

Kur gruaja ka mësuar se e bija nuk do të mund të bëhej kurrë nënë në mënyrë natyrale, dhe se e vetmja mënyrë do të ishte ajo nëpërmjet një nëne surrogate, instiktivisht i është drejtuar doktorit me dëshirën për të dalë vetë ajo vullnetare për të mbajtur në mitër foshnjën e vajzës së saj.

“Nuk mund t’ja pranoja vetes se ime bijë të mos kishte fëmijë. Vetëm këtë mendoja. I thashë doktorit se kam ardhur për një fëmijë për vajzën. Në atë kohë, ime bijë më tha: ‘Mama, çfarë po flet’. Nuk ishte diskutuar asnjëherë. Më erdhi natyrshëm.”; u shpreh gruaja në Opinion

Nënë e bijë i janë nënshtruar fertilizimit in vitro, ku vezët janë mbledhur nga nëna biologjike, janë fekonduar me spermatozoidin e babait dhe janë vendosur në mitrën e nënës surrogate. Nëna surrogate, pra gjyshja, nuk ka lidhje gjenetike me foshnjën sepse nuk është përdorur veza e saj.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article