KreuBusull

Shokuese; 15 vjeçarja ndahet nga jeta për shkak të një sfide në ‘Tik-Tok’!

 

Një 15 vjeçare amerikane ka humbur jetën si pasojë e një sfide në rrjetin social ‘Tik Tok’.  Chloe Phillips ishte një prej milionave të rinjve të apasionuar pas këtij rrjeti social. Adoleshentja është bërë pjesë e një sfide sipas së cilës duhej të konsumoje, një medikament që merret (me recetë nga mjeku) për të kuruar alergjitë dhe ftohjen.

Sipas sfidës (ABSURDE) e reja duhet ta konsumonte sepse i jepte efekte të ngjashme me disa droga të jashtëligjshme por që për të konsumi i këtij ilaçi ka rezultuar fatal duke i marrë jetën.  Shumë të rinj janë duke e ndërmarrë këtë lojë të rrezikshme dhe disa kanë patur shqetësime për shkak të efekteve anësore.

“Benadryl është një medikament tepër i fortë, për të kuruar alergjitë apo të ftohtin. Por nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë vdekje për shkak të mbidozës. Është e rrezikshme. Ata shohin njëri-tjetrin në Tik-Tok, dhe thonë se duke qenë se e konsumoi dikush dhe nuk i shkaktoi probleme, as mua s’do të më ndodhë gjë”; ” tha një eksperte mjekësore për mediat në Oklahoma, duke shtuar se adoleshentët manipulohen pasi mendojnë se ky medikament do t’i japë efekte si marijuana.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF