Teksa bota ka hyrë në muajin e tetë të pandemisë së Covid-19, vendosja e maskës mbetet një ndër alternativat më të sigurta për t’u mbrojtur nga infektimi.
Jose Jimenez, një profesor në Universitetin e Kolorados në Boulder, i cili studion transmetimin e sëmundjes, është shprehur së fundmi se ndonëse mbani maskë, nëse flisni më zë të lartë mund të rritet shansi që të infektoheni.
Pse ndodh kjo?!
“Çdo rrugë e transmetimit viral do të ulej nëse do të flisnim më pak, ose do të flisnim më pak me zë të lartë, në hapësira publike. Ky është vetëm një fakt shumë i qartë. Nuk është i diskutueshëm,” tha Jimenez i cili duket se është shumë i vendosur në hipotezën e tij.



















