KreuBusull

COVID/ 5 humbje jete dhe 154 raste të reja

COVID/ 5 humbje jete dhe 154 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 870 testime.

117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 154 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça,  një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)

Testime totale 57874

Raste pozitive 8759

Raste të shëruara 4530

Raste Aktive 3970

Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          1994

Durrës                  510

Shkodër                       304

Fier                                180

Lezhë                    176

Korçë                    191

Vlorë                     142

Kukës                    140

Elbasan             155

Berat                       78

Gjirokastër         49

Dibër                        51

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF