KreuBusull

29 vjeçari që i dha fund jetës tek ‘Shefqet Ndroqi’, djali i stilistes së njohur shqiptare!

29 vjeçari që i dha fund jetës tek ‘Shefqet

Një i ri 29 vjeçar që po merrte mjekim në spitalin Shefqet Ndroqi, pasi ishte i infektuar me Coronavirus, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit. Sipas News 24, i riu ishte drejt shërimit dhe gjatë ditëve që ka marrë trajtim në spital, gjendja e tij ka qenë e qëndrueshme. Sipas raportimeve, nuk kishte simptoma të rënda dhe ishte shtruar shtatë ditë më parë.

Nuk dihet cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrē 29 vjeçarin të marrë aktin e vetëvrasjes.
I ndjeri është identifikuar dhe quhet Xhino Koça, djali i stilistes së njohur Lira Koça.

Familja Koça janë nga Durrësi, ndërsa babai i 29 vjećarit është kreu i Njësisë Aministrative Nr 2 në Durrës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF