KreuBusull

COVID/ 130 infektime të reja dhe 4 humbje jete!

COVID/ 130 infektime të reja dhe 4 humbje jete!

130 persona janë zbuluar me Covid 19 në 24 orët e fundit në vend. 4 persona kanë humbur jetën. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF