Historia e tij jetësore, frymëzoi regjisoren Xhanfize Keko për të realizuar filmin ‘Partizani i vogël Velo’ në vitin 1980. Konstandin Ropi, personazhi që frymezoi regjisoren Keko, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 90 vjeçare.
Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare.
Historia u shfaq në filmin “Partizani i vogël Velo’, ku rolin e partizanit Velo e ka luajtur Petro Papakosta.
Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.



















