
Mëngjesin e sotëm është regjistruar një tjetër viktimë e Covid-19. Një 26 vjeçar nga Kavaja ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirus.
I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë. Sipas informacioneve të para, i riu vuante edhe nga talasemia.
Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.
Duke patur parasysh rritjen e numrit të infektimeve si dhe fatkeqësisht uljen ndjeshëm të moshës mesatare të vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri, me rëndësi jetike është respektimi i masave mrojtëse që këshillojnë specialistët.



















