Një vit pasi djegies së njē pjese tê mirë të Katedrales së Notre Dame në Paris, një tjetër katedrale është përfshirë nga flakët.
Bëhet fjalë pëe kishën e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantës, e cila prej disa orësh ka qenë mes flakësh.
Zjarri në Nantë nisi diku rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale. Një dëshmitar okular i tha mediave lokale se ishte zgjuar nga një gjëmim shumë i çuditshëm i këmbanave. Sakaq zjarrfikësit vijojnë të jenë në vendngjarje dhe po punojnë për të gjetur shkakun e zjarrit.
Kjo katedrale ishte djegur dhe një herë në vitin 1972.



















