
Vetëm një javë pas rihapjes sē aktivitetit të transportit urban, Shoqata e Transportit publik ka lajmëruar se nisur nga kjo e hēnë ky aktivitet do të mbyllet sërish. Shkaku eshte se të ardhurat nuk justifikojnë shpenzimet.
“Me këtë numër të reduktuar pasagjerësh që ne kemi, çdo operator ka të ardhura të munguara në fund të ditës, të cilat nuk justifikojnë shpenzimet. Automatikisht kjo të çon drejt rimbylljes”, ka thënë më herët kreu i shoqatës së transportit publik Rixhin Qoshja.
Që nga nisja e pandemisē sē Covid-19 në vendin tonë, një ndër aktivietet që u pezullua menjëherë ishte transporti publik. Me zbutjen e masave dhe heqjen e izolimit u pa e arsyeshme që edhe ky aktivitet të rinisē punën por me kapacitet të reduktuar.



















